Aksident trafiku në kryeqytet, gjashtë të lënduar, një në gjendje të rëndë

Gjashtë persona, kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në Prishtinë.

Njëri prej të lënduarve është në gjendje më të rëndë shëndetësore, derisa të gjashtit po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, raporton atvlive.tv.

Shkaqet e aksidentit ende nuk dihen. Mirëpo nga policia kanë konfirmuar se rasti po hetohet.

“Sot rreth orës 09:00 kemi pranuar informatën se në udhëkryqin afër konvikteve në Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Edhe dëmet materialet nuk janë hiç të vogla. Pjesët e veturave të aksidentuara u shpërndan gjithandej.

Më shumë se një orë e gjysmë u desh për ta pastruar vendin e ngjarjes dhe më pas të vazhdojë qarkullimi normal i veturave të tjera. /atvlive.tv

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights