Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Duhël të Suharekës, në drejtim të Carralevës.
Në këtë aksident janë përfshirë dy kamionë, e njëri si pasojë e aksidentit është djegur.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prizren, Shaqir Bytyqi.
“Përveç dëmeve materiale, të dy shoferët e kamionëve kanë pësuar lëndime, njëri prej tyre ka marrë lëndime më të rënda. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe janë marrë me rastin. Rastit i është përgjigjur edhe njësiti i zjarrfikësve, që menjëherë ka arritur në vendngjarje për të shuar zjarrin, tha Bytyqi.