Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në rrugën Zahir Pajaziti në Prizren, ku një veturë ka goditur një këmbësor në vija të bardha, raporton Sinjali.
Nga ky aksident lëndime të rënda ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK në Prishtinë.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar Policia e Kosovës që njofton se me urdhër të prokurorit ngasësi i automjetit do të mbahet në ndalim për 48 orë.
“Një aksident trafiku është raportuar me datë 21.12.2023 rreth orës 00:30. Aksidenti ka ndodhur në rrugën Zahir Pajaziti në Prizren. Në aksident kanë qenë të përfshirë një veturë e cila ka goditur një këmbësor. Si pasoj e ketij aksidenti lëndime te rëndë ka marrë këmbesori ku sipas mjekut kujdestar i lënduari dergohet në QKUK-Prishtinë. Lidhur me rastin ështe njoftuar Prokurori Kujdestar i cili urdhëron që ngasësi i automjetit të mbahet në ndalim për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ky rast po hetohet nga Porkuroria dhe në pamjet që ka publikuar deputeti i Kuvendit, Enis Kervan mund ta shikoni se si makina nuk ndalon dhe e godet këmbësorin.
Kujtojmë se rasti ka ndodhur rreth orës 00:30 pas mesnate.