Abdixhiku pret në takim Gucatin diskutohet për nevojën, trajtimin dhe mbështetjen institucionale të veteranëve

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka pritur në takim kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së,Hysni Gucati së bashku me antarët e kryesisë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook është bërë e ditur se gjatë këtij takim është biseduar për kategorin e dalura nga lufta dhe nevojën për trajtim dhe mbështetje institucionale.

Kurse, kryetari i LDK-së, Lumir Abixhiku ka shprehur përkrahjendhe kërkesat e veteranëve.

“Abdixhiku shprehu përkrahjen e LDK-së për kërkesat e drejta të veteranëve dhe theksoi gatishmërinë e partisë së tij për të kontribuar në avancimin e të drejtave të kësaj kategorie në përputhje me vlerat e luftës çlirimtare dhe sakrificën e bërë për liri”, thuhet në postim.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here