Abdixhiku – mësimdhënësve: Me ne në pushtet do të rritet koeficienti në 135

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka uruar mësimdhënësit në ditën e tyre, 7 Marsin.

Përveç urimit, Abdixhiku ka premtuar rritje të koeficientit që nga viti i parë nëse vjen në qeverisje.

Sipas tij në vitin e parë, koeficienti do të jetë 125, ndërsa në vitin e fundit të mandatit, 135.

“LDK e ka prioritet trajtimin dinjitoz të mësimdhënësve. Në programin politik “Rruga e Re”, parasheh ngritje të koeficientit për mësimdhënësit, nga 125 në vitin e parë, në 135 në vitin e fundit të mandatit”, thuhet në njoftimin e LDK-së në Facebook.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here