Abdixhiku ia kthen letrën Kurtit, s’i shkon në darkë- “çështjet e ngritura i diskutojmë në Kryesi të Kuvendit”

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ia ka kthyer letrën kryeminsitrit Albin Kurti, duke lënë të kuptohet se nuk do të marrë pjesë në darkën e ftuar për 13 maj, shkruan Gazeta Express.

Abdixhiku në letër e ka konsideruar si të vonuar përpjekjen e Kurtit për të gjetur një klimë bashkëpunimi.

Për çështjen e ngritur në letër lidhur me përmbushjen e agjendës legjislative, Abdixhiku ka thënë se është çështje që diskutohet në Kryesi të Kuvendit ku partitë politike dhe përfaqësusit politik i japin qëndrimet.

Ndërsa për marrëveshjet ndërkombëtare, Abdixhiku ka thënë se LDK-ja i konsideron mbi politikat ditore dhe do të vazhdojë t’i votojë siç i ka votuar.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights