Aksioni në Ujman: Rrënohet hoteli “Jezero” i ndërtuar në pronën e “Ibër-Lepencit”

Autoritetet e Kosovës kanë nisur rrënimin e hotelit “Jezero” në zonën e Liqenit të Ujmanit në veri.

Objekti po rrënohet me vendim të ndërmarrjes publike Ibër-Lepenc.

Shembja e hotelit filloi rreth orës 10:20 të mëngjesit, me pjesëtarë të KFOR-it, EULEX-it dhe Policisë së Kosovës të pranishëm në vendngjarje, sipas raportimit të mediave lokale.

Pronari i hotelit është parë në gjendje të rënduar emocionale gjatë aksionit, sipas fotografive të publikuara nga mediat lokale në veri.
Të gjitha sendet personale ishin larguar më parë nga ndërtesa.
Objekti ishte ndërtuar në pronën e ndërmarrjes Ibër-Lepenc.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME