Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas publikimit të 5 kërkesave të protestuesve.
Rama ka sulmuar personin që i lexoi ato, aktivistin Dritan Goxhaj duke e quajtur atë një mbështetës të Iranit.
“Si thoshin derrat e knaqun migjenianë të segmentit “intelektual” të protestës, nuk ka lidhje Irani ëëë….?¿
Mos harroni çfarë ju kam thënë qysh në fillim: Dy fitimtarë do dalin kur kësaj proteste t’i bien të tëra puplat fallco të flamingove, Partia Socialiste që do të bëhet më e fortë dhe qeverisja jonë që do të përmirësohet shumë ndjeshëm”.
