41-vjeçari nga familja Dukaj u tentua të vritej, Sinjali sjellë detajet e incidentit në Voksh të Deçanit

Të hënën në mbrëmje është sulmuar me armë zjarri një person derisa ishte duke lëvizur me veturën e tij në fshatin Voksh të Deçanit. Personat e dyshuar ia zunë pritën pas orës 21:00, duke gjuajtur disa herë me armë, por fatmirësisht nuk arritën ta qëllonin. Lidhur me rastin tashmë kanë nisur hetimet nga Policia, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar se i riu që u tentua të vritej është G. Dukaj, rreth 41-vjeçar, i cili kërkoi ndihmën e Policisë.

Viktima ka dhënë dëshmi para hetuesve policorë lidhur me rastin, por që akoma nuk është zbuluar se cili mund të jetë motivi i incidentit.

Sipas informacioneve të para, ndonëse kanë nisur hetimet, akoma nuk është identifikuar personi i dyshuar.

Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin edhe zëdhënësi i Policisë Rajonale në Pejë, Driton Rugova, i cili bëri të ditur se nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

“Me datë 13.05.2024 rreth orës 21:20, Policia është informuar nga viktima se ne rrugën Deçan-Junik në fshatin Voksh, deri sa ishte duke qarkulluar në këtë rrugë i njëjti nga person/a, të panjohur është gjuajtur me armë zjarri në drejtim të tij, në veturën e viktimës, janë shkaktuar dëme por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar. Me urdhër të Prokurorit të shtetit rasti cilësohet Vrasje në tentativë”.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here