Kështu po prisnin familjarët fillimin e seancës ku do ndahej drejtësia për vrasjen e 18-vjeçarit Lulzim Fejzullau.
Pritjes prej 4 muajsh që nga ngjarja, iu shtuan edhe 2 orë të tjera, meqë shpallja e vendimit u shty për në orën 15:00.
Seanca zgjati fare pak.
Trupi gjykues dy të miturit i shpalli fajtor për veprën penale “vrasje e rëndë në bashkëkryerje”.
Njërin e dënoi me 10 vjet burgim e tjetrin me 9.
Por, xhaxhai e vëllai i viktimës, u shprehën të pakënaqur me lartësinë e dënimit.
“Lartësia e dënimit nuk na e mbyll plagën”, tha Rrahim Fejzullahu, xhaxha i viktimës.
Andaj, vendimin thanë se do ta apelojnë, brenda afateve ligjore.
“Do të apelojmë brenda afateve ligjore…”, tha Tomë Gashi, avokat i familjes së viktimës.
Lulzim Fejzullahu ishte rrahur me mjete të forta mesditën e 14 janarit. Pas trajtimit fillestar në Podujevë, u dërgua në QKUK për ndërhyrje kirurgjike, ku edhe vdiq më 20 janar.
Policia fillimisht e pati raportuar rastin si vrasje në tentativë dhe therje me thikë, pas vdekjes së tij, prokurori kishte urdhëruar që hetimet të drejtohen kah vepra penale për vrasje të rëndë. /atvlive.tv