I ka vetëm 14 vjet. Por besojeni ose jo, që kur ka mbushur 11, ajo është dhunuar 4 herë.
Madje në të gjitha rastet, është abuzuar brenda nate nga 4 deri në 7 veta.
Për tmerret që ky fëmijë ka përjetuar e po përjeton qysh nga mosha 11 vjeçare, MAT ju sjell detaje të pa dëgjuara e tronditëse.
Askush nga të intervistuarit e këtij dokumentari nuk mund të kapërdijë faktin se si shteti nuk arriti ta mbrojë dot as një vajzë të vogël nga dhunimi sistematik.
Mos trajtimi i viktimave të dhunës si duhet, e dënimet e ulëta për kryerësit e këtyre veprave, janë vetëm disa faktorët që ekspertet thonë se po çojnë në rritjen e këtyre rasteve.Kush janë dhunuesit? Sa të tillë përfunduan në burg? Pse shteti nuk po arrin t’i mbrojë ata? A ka marrë kush përgjegjësi për të gjitha lëshimet e evidentuara?
Këto janë disa nga pyetjet që MAT është munduar të u japë përgjigje.