10-vjeçari Aurel Krasniqi zhduket pa gjurmë në Fushë Kosovë – Policia në alarm për gjetjen e tij

Një rast shqetësues është regjistruar në Fushë Kosovë, ku një fëmijë 10-vjeçar është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë që nga pasditja e djeshme, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të sigurta të Sinjalit bëjnë me dije se mëngjesin e sotëm, rreth orës 02:30, në Stacionin Policor të Fushë Kosovës është paraqitur nëna e të miturit Aurel Krasniqi, e cila ka raportuar se djali i saj kishte dalë nga banesa në rrugën “Hajrullah Zymi” më 29 prill 2025, rreth orës 16:30, dhe që nga ajo kohë nuk është kthyer më në shtëpi.

Sipas përshkrimit të dhënë nga familjarja, Aureli është i gjatë rreth 1.50 metra, peshon 45 kilogramë, ka sy të zinj dhe flokë të kaftë, ndërsa në momentin e zhdukjes kishte të veshur një duks ngjyrë gri.

Për shkak të ndjeshmërisë së rastit, është njoftuar menjëherë Prokurorj i shtetit i cili ka urdhëruar që të inicohet rasti si “Person i zhdukur”.

Policia ka nisur hetimet dhe është duke punuar për lokalizimin dhe kthimin e të miturit. Familjarët janë në ankth dhe kërkojnë ndihmën e çdo qytetari që mund të ketë parë djalin.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here