Kur bëhet fjalë për kënaqësinë dhe intimitetin, nuk ekziston një formulë universale.
E dimë që stimulimi i klitorit, vaginës apo penisit nuk janë mënyrat e vetme për të arritur një orgazëm emocionues, por çfarë tjetër mund të zgjojë dëshirën?
Redaktorja e seksit Sydney Cox, në everygirl.com, shkruan për ato pjesë të trupit që zakonisht i neglizhojmë, por që mund të na dhurojnë ndjesi të reja dhe përjetime të thella erotike.
Pjesa e brendshme e kyçit të dorës
Kjo zonë është shumë e ndjeshme për shkak të lëkurës së hollë dhe numrit të madh të mbaresave nervore. Për më tepër, aty ndjejmë rrahjet e zemrës, një detaj i vogël që mund ta kthejë një prekje të thjeshtë në një përvojë tepër intime.
Shumica prej nesh nuk jemi mësuar të prekem aty, prandaj çdo kontakt befasues mund të jetë veçanërisht ngacmues.
Provojeni ta përkëdhelni me gishta pjesën e brendshme të kyçit të dorës së partnerit, ose t’i jepni puthje të lehta që rrëshqasin nga majat e gishtave poshtë.
Pëllëmbët dhe majat e gishtaveDuart janë një nga pjesët më të ndjeshme të trupit, plot me mbaresa nervore që na lidhin me botën përreth. Mendoni për këtë ndjeshmëri dhe përkthejeni atë në një përvojë intime.
Lëreni dorën e partnerit të rrëshqasë mbi tuajën, ndiqni vijat e pëllëmbës së tij me gishtin tregues, ose thithni butësisht gishtat ndërsa ruani kontaktin me sy.
Një zonë shpesh e harruar, por e mbushur me ndjeshmëri. Kofshët janë shumë afër organeve gjenitale dhe përmbajnë qindra mbaresa nervore, ndaj çdo prekje aty mund të shkaktojë një valë kënaqësie.
Në vend që të nxitoheni drejt zonës gjenitale, ndaluni pak më lart. Puthje të lehta, përkëdhelje apo kafshime të buta mund të rrisin tensionin dhe dëshirën shumë më tepër sesa një prekje e drejtpërdrejtë.
Kombinimi i stimulimit gjenital me një prekje delikate në këtë zonë është shpesh një mrekulli.
Veshët
Me rreth 25,000 mbaresa nervore, veshët janë një nga zonat më të ndjeshme të trupit. Mjafton një pëshpëritje e butë, një frymëmarrje e ngrohtë ose një fjalë e thënë në mënyrë intime për të shkaktuar një shpërthim kënaqësie.
Pëshpëritjet erotike mund të rrisin ndjenjën e afërsisë, ndërsa puthjet, thithjet e lehta apo prekjet rreth veshëve mund ta çojnë ndjesinë edhe më thellë.
Mos kini frikë të eksperimentoni, ndonjëherë, tingulli i frymës suaj është më joshës se çdo fjalë.
Kërthiza dhe barku
Një zonë shpesh e nënvlerësuar, por me potencial të madh erotik. Kërthiza ndan të njëjtin lloj indi me organet gjenitale, prandaj çdo prekje aty mund të shkaktojë ndjesi që përhapen më poshtë në mënyrë të këndshme dhe ngacmuese.

