Një performuese profesioniste cirku, e specializuar për të qëndruar e varur duke lidhur flokët në objekte të ndryshme, theu një rekord botëror Guinness, kur mbeti e varur nga flokët për 25 minuta e 11.3 sekonda.
Leila Noone, 39 vjeç, u përpoq të thyente rekordin për kohën më të gjatë me flokët e varura në një pemë në një vend piktoresk në parkun kombëtar Redwood në Kaliforni.
Noone tha se i duheshin dy vjet praktikë dhe ndërtim qëndrese për të thyer rekordin prej 23 minutash e 19 sekondash, i cili u vendos nga australiania Suthakaran Sivagnanathurai në vitin 2011.
Performuesja tha se qëllimi i saj me përpjekjen për rekord, ishte të provonte se çfarë mund të bëhet me fuqinë e mendjes.