Shumica e udhëtarëve mendojnë se përshëndetja që marrin nga ekuipazhi i kabinës kur hipin në aeroplan është thjesht një gjest i sjellshëm. Por, sipas një stjuardeseje me përvojë, pas këtij veprimi qëndron një arsye shumë më e rëndësishme.
Rania, një stjuardesë nga Austria që punon për linjën ajrore hungareze Wizz Air, ka zbuluar se përshëndetja e pasagjerëve është gjithashtu një mënyrë për të vlerësuar gjendjen e tyre fizike dhe mendore përpara se të fillojë fluturimi.“Ne ju përshëndesim jo vetëm për të qenë të sjellshëm, por edhe për të kontrolluar nëse dikush është shumë i dehur apo i sëmurë për të udhëtuar”, shpjegon ajo. “Një pasagjer në një gjendje të tillë mund të përbëjë rrezik për sigurinë gjatë fluturimit”.Përveç kësaj, ekuipazhi e shfrytëzon këtë moment për të identifikuar persona që mund të jenë të dobishëm në raste emergjente.
Këta individë quhen ABP – Able-Bodied Persons – dhe përzgjidhen bazuar në disa kritere.
ABP-të janë zakonisht persona që udhëtojnë vetëm, janë fizikisht të aftë, nuk kanë vështirësi në lëvizje, mund të komunikojnë në anglisht ose në gjuhën lokale dhe duken të përgatitur për të ndihmuar në situata të paparashikuara, si hapja e dyerve të emergjencës.
Pra, herën tjetër që të përshëndet një stjuardesë, mbaj mend – ajo po bën më shumë se sa t’ju urojë mirëseardhje. Ajo po sigurohet që fluturimi yt dhe i të gjithëve në bord të jetë sa më i sigurt.