Super lajm për kosovarët – fitojnë të drejtën për punë sezonale në Finlandë pa pasur nevojë të marrin viza pune

Qytetarët e Kosovës tani kanë të drejtë pune sezonale në Finlandë pa iu nënshtruar procedurave të vizave pas liberalizimit.

Siç kanë shpjeguar autoritetet finlandeze, mbajtësit e pasaportës së Kosovës do të lejohen të punojnë deri në nëntë muaj brenda një periudhe njëvjeçare në sektorët e bujqësisë dhe turizmit për aq kohë sa ata marrin dokumentet e nevojshme, raporton SchengenVisaInfo.

Në përputhje me rregullat që ka Finlanda, punëtorët sezonalë nga Kosova të cilët do të punojnë në Finlandë për maksimumi 90 ditë do të duhet të pajisen me certifikatë të punës sezonale.

Kjo certifikatë lëshohet nga Shërbimi Finlandez i Imigracionit dhe procesi i aplikimit është tërësisht online, pa pasur nevojë të caktoni një termin në ambasadë.

Sa i përket punëtorëve sezonalë nga Kosova që synojnë të punojnë në Finlandë për tre deri në nëntë muaj, është e detyrueshme pajisja me leje qëndrimi për punë.

Ndërkaq nëse kohëzgjatja totale e punës sezonale në Finlandë i kalon 90 ditë, duhet të aplikoni për leje qëndrimi.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights