Pak interesim për blerje në tregun e veturave në Prishtinë

Edhe këtë të diel në tregun e veturave erdhën me shpresën se dikush nga qytetarët do tua blejë veturat.

Por një gjë e tillë nuk ndodhi ngase qytetarët, sidomos çmimet e veturave po i cilësojnë të pa përballueshme.

“Kam ardhur të shikoj për një veturë…Një “Pasat” desha ta shikoj…Gjeta dy, por shumë shtrenjtë janë”, thotë një qytetar.

Qytetarë të tjerë thonë se po vërejnë po ashtu numër të ulët të shitësve.

“Mirëpo ka më pak shitës, kerret shtrenjtë shumë… Tash me telefon dhe në sallone të veturave po blejnë krejt. Mirëpo ka më pak shitës, kerret shtrenjtë shumë… Tash me telefon dhe në sallone të veturave po blejnë krejt”, thotë një tjetër qytetar.

Por ata shitës që ishin, çmimet po i konsiderojnë normale.

“Unë kam dalë të shes makinën, i kemi tre “Golf”-a…Më së shumti ka interesim për ta, pak më të lirë me çmim, këto tjerat është mungesë e lekëve…Ka blerës më pak…Pak ka ndikuar liberalizmi i vizave”, tha një shitës.

Rënie të interesimit për blerje nuk pati vetëm për shitësit e automjeteve. Për interesim të ulët u ankuan edhe ata që ekspozuan mallra të tjera të ndryshme. /atvlive.tv

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights