Mashtrimi i “Viva Fresh Store”, për të njëjtin artikull, në arkë faturon çmim më të lartë

Në një nga pikat e supermarketit “Viva Fresh Store” në Shtime, çmimi i një artikulli të njëjtë ndryshe shkruhet në artikull, ndërsa ndryshe faturohet në arkë.

Kështu i ka ndodhur dhe një konsumatori, i cili për produktin e njëjtë ka paguar më shtrenjtë sesa çmimi që ishte në raft.

Gazeta “FaktePlus” ka publikuar foton e denoncimit të konsumatorit, ku shihet se çmimi i shkruar në artikull nuk është i njëjtë si në faturë.

Siç edhe mund të shihni në foto, artikulli në fjalë mban çmimin 4.88 euro, ndërsa i njëjti është faturuar 5.21 euro.

Pas publikimit të mashtrimit nga “Fakte Plus”, qytetarë të shumtë kanë denoncuar marketin “Viva Fresh Store” për mashtrime të njëjta.

“Po more ndodhin këto. Unë bleva mish që çmimi ishte 7.99, ajo punëtorja kur e peshoi, ia vnoi çmimin 9.99. I thash pse moj kaq kur kg kushtonte 7.99, ma perzijke me peshën e as që folke për çmimin. Isha për ngutë e nuk disha ku me u anku, do të thotë 2 a 3 euro mi vodhi në vend”, ka shkruar një qytetare.

Lidhur me këto denoncime, ATV i ka dërguar pyetje Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, por ata ende nuk janë përgjigjur për veprimet e tyre ndaj bizneseve, të cilat kanë prezantuar artikujt nëpër rafte me çmime të tjera, ndërsa të njëjtat i kanë faturuar me çmime më të larta. /atvlive.tv

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights