Kirurgu i njohur kërkon nga mjekët kosovarë të mos e braktisin Kosovën, tregon sa është paga e një specializanti në Gjermani!

Ka shumë vite pune si kirurg në klinikat me të njohura gjermane. Studioi dhe punon në një vend me mjekësi të avansuar. Por asnjëherë nuk e harroi vendin prej nga vjen, Kosovën.

Ky është kirurgu vaskular Halil Krasniqi, i cili në një intervistë për “Indeksonline”, flet rreth dallimeve të mjekësisë kosovare dhe asaj gjermane. Sipas tij është mirë që mjeket nga Kosova po shkojnë në vendet evropiane për tu avansuar në karrierë. Por kërkon nga ta mos ta braktisin Kosovën, pasi që sipas tij rehatinë shpirtëtore nuk do ta gjejnë në asnjë vend të botës.

“Në kosovë janë rreth 1.6 milion banorë dhe mungojnë mesatarisht 5 mijë mjekë. Mjekët që kalojnë nga Kosova në Gjermani, në Evropë, jam komplet i pajtimit që kanë mundësi ta përfitojnë një specializim në lëmi të ndryshme. Por vendlindja nuk bënë që braktiset aq lehtë, që të shkon përherë jashtë vendit. Sepse një rehati shpirtërore nuk e gjen në asnjë shtet të botës. Është e qartë që të kryejnë një specializim 5 a po 6 vite. Të marrin shkencën e evropës, Gjermanisë dhe pastaj të rikthehen prapë në vendlindje dhe t’i kontribuojnë këtij populli që ka nevojë për mjekë dhe skspert”, tha ai.

Teksa flet për dallimet në sistemin shëndetësore kosovar dhe atij gjerman, kërkon nga Qeveria e vendit që me politikat e saj të punojë në atë drejtim, që mjekët kosovar të kenë kushte me të mira dhe mos ta shohin ikjen nga vendi si të vetmen zgjidhje.

Krasniqi flet dhe për të ardhurat e një mjeku në specializim në Gjermani, për të cilat thotë se nuk janë aq të larta sa thuhet.

“Kur shihet në Gjermani sistemi i punës, apartura, mënyra dhe pagesa është për një kohë, është mashtrim i interesit material, të cilin e kemi. Një mjek në Gjermani që është në sepcializim mund të marr deri në 6 mijë euro bruto. Por nëse paguan banesen, sigurimet, shpenzimet e banesës dhe shpenzimet e antarësisë së odës së mjekëve. Unë paguaj 5 mijë euro në vit, pastaj janë sigurimet shëndetësore paguaj 1200 euro çdo muaj,. Prapë nuk mbetet një pjesë materiale e madhe”, tha ai.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights