Rrahja brutale e të riut në motel: Këta janë katër të dyshuarit, mes tyre edhe vajza që qëndroi me të

Një rast jo fort i zakontë që dyshohet se ka ndodhur së fundmi në një motel në rajonin e Prishtinës po hetohet nga Prokuroria pas denoncimit të një 31-vjeçari, i cili dyshohet se ra në kurthin e një grupi prej disa personash.

Gazeta Sinjali raportoi të mërkurën se i riu u përballë me sulm e vjedhje, mëngjesin e 14 prillit në “Villa – Motel Hilton”.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se katër personat e dyshuar janë F.Shabani, Q.Shabani dhe B.Shabani – që kanë përfunduar në ndalim policor, ndërsa vajza e dyshuar D.Shabani është liruar.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se rasti është raportuar para disa ditësh nga viktima, i cili ka kërkuar ndihmën e Policisë për incidentin që i ndodhi të dielën.

Në dëshminë e tij të dhënë para hetuesve policorë, i riu ka rrëfyer se gjithçka nisi pasi shkoi në motelin “Villa – Motel Hilton” me 28-vjeçaren, ku qëndruan bashkë për një kohë jo fort të gjatë.

Gjatë kësaj periudhe, në dhomën ku ata ndodheshin, u futën tre të dyshuarit, të cilët e zunë viktimën në gjumë dhe filluan ta sulmonin, duke i shkaktuar lëndime trupore.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here