Imami kosovar kërkesë Kurtit: Në këtë muaj të Ramazanit, shfuqizoje vendimin për ndalesën e shamisë në shkolla

Imami kosovar, Labinot Maliqi, i është drejtuar me një kërkesë kryeministrit Albin Kurti.

Ai në muajin e Ramazanit, kërkoi nga i pari i Qeverisë që të shfuqizojë vendimin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) që ndalon përdorimin e shamisë në shkollave nga vajzat nën 18-vjeçare, përcjell Gazeta Insajderi.

Shkrimi i plotë nga Labinot Maliqi:

Në këtë muaj të bekuar Ramazan, kërkoj nga kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të shfuqizoj nga Udhëzimi Administrativ i MASHT-it, ndalesën për bartjen e shamisë në shkollat publike, ndalesë kjo bullizuese, anti-njerëzore, anti-kushtetuese dhe anti-demokratike. Ne jemi një shtet demokratik që aspiron anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe Bashkimin Evropian, ndërsa mohimi i të drejtave elementare njerëzore nuk përkon me traditën dhe aspiratat tona si vend dhe si shoqëri.

I inkuraroj motrat, vajzat muslimane ta vendosin shaminë, duke qenë plotësisht të lira në vullnet dhe bindje, le ta zbatojnë urdhërin e Zotit. Ndërsa, sa i përket shkollimit të tyre, e marrim ne përgjegjësinë për të tejkaluar të gjitha pengesat që potencialisht mund t’ju shfaqen rrugës, duke i përdorur gjithmonë të gjitha mjetet juridike që i kemi në dispozicion.

Jemi në muajin e bekuar Ramazan, ku çdo vepër të mirë i Plotfuqishmi e shpërblen shumëfish më shumë se jashtë Ramazanit.

Prindërit apo përgjegjësit e vajzave të tyre mund të më kontaktojnë. Me lejen e Zotit, askush nuk do të mund t’ju privoj nga e drejta për tu shkolluar, dhe e drejta për të praktikuar hapur besimin tuaj.

Labinot Maliqi
044 479 370

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here