ATK-ja obligon individët që realizojnë të hyra nga kompanitë e huaja: Duhet të paguani tatim

Administrata Tatimore e Kosovës ka rikujtuar se çdo person i cili realizon të ardhura të tatueshme, është i obliguar që t’i deklarojë të ardhurat dhe të paguajë tatimin.

ATK ka sqaruar se këtu përfshihen edhe personat që realizojnë të ardhura nga paga duke ofruar shërbime për kompani të huaja apo siç quhen ndryshe freelancers, raporton Express.

“Çdo person i cili realizon të ardhura të tatueshme, është i obliguar që t’i deklarojë të ardhurat dhe të paguajë tatimin. Në mesin e këtyre personave janë edhe individët, të cilët realizojnë të ardhura nga paga duke ofruar shërbime për kompani të huaja apo siç quhen ndryshe freelancers”, thuhet në njoftim.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here