Gjobiten dy kundërvajtës që vozitën si “të çmendur” në Gjilan

Janë gjobitur dy kundërvajtës për tejkalim shpejtësie, sot në Gjilan.

Sipas njoftimit të policisë, ata janë hasur duke vozitur me shpejtësi 171 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është deri 80 km/h, shkruan lajmi.net.

Të dy ata janë gjobitur me 300 euro dhe u është ndaluar vozitja e mjeteve motorike për tre muaj, ku njërit prej tyre iu është vazhduar ndalimi i vozitjes, duke marrë parasysh se kishte dënim paraprak.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Gjoba në trafikun rrugor

Gjilan, 20 shkurt 2024

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, njësite policore të trafikut në kuadër të zbatimit të planit operacionel për siguri në trafikun rrugor, në pika të kontrollit të automjeteve kanë hasur dy kundërvajtës, njëri në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është tetëdhjetë (80) km/h duke vozitur me shpejtësinë njëqind e shtatëdhjetë e një (171) km/h, dhe tjetri duke drejtuar automjetin edhe pse ka pasur masën e përkohshme të ndalim vozitje së mjeteve motorike për tre (3) muaj.

Vozitësit të parë i është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) euro dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat prej tre (3) muaj ndërsa vozitësit të dytë i është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) euro dhe i është vazhduara masa e ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat edhe prej tre (3) muajsh.

Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 0385045047001.

Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here