“Mizopatria, ndjenja e urrejtjes për vendin tënd” – Blerim Latifi komenton dëshirën e kosovarëve për largim

Blerim Latifi, profesor i filozofisë politike, nëpërmes një shkrimi në Facebook, ka komentuar kremtimin nga qytetarët e Kosovës të liberalizimit të vizave dhe dëshirën për largim nga shteti.

Latifi ka thënë se ekziston një term – mizopatria, që e përshkruan këtë ndjenjë të urrejtjes për vendin tënd.

“Qysh erdhëm në këtë ditë?” ka pyetur Latifi.

Shkrimi i plotë i Latifit:

Celebrimi dhe kremtimi i largimit nga vendi është shenjë e qartë e asaj që autorët e lashtë e quanin mizopatria, ndjenja e urrejtjes për vendin tënd.

Qysh erdhëm në kët’ ditë?

Kush na e injektoi në psikikë mizopatrinë?

Nuk kam përgjigjje të gatshme në këto pyetje.

Veç një gjë dihet me siguri: derisa patriotizmi i krijon shtetet, mizopatria i vret ato. Në mënyrë të sigurtë. Asgjë nuk mbahet me zor në këtë botë. As liria.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here