Hoxha i njohur Musli Vërbani, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i njohur ndryshe si Komandant Hoxha, ka dhuruar momente emocionuese gjatë një paraqitjeje televizive.
I ftuar në emisionin “Kojshia Show”, me rastin e festës së 28 Nëntorit, Vërbani ka rrëfyer se si gjatë luftës iu bashkua radhëve të UÇK-së.
Gjatë emisionit, Musli Vërbani hoqi petkun e hoxhës dhe veshi uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Një moment veçanërisht emocionues ishte kur ai foli për ish-zëdhënësin e UÇK-së, Jakup Krasniqin.
Komandant Hoxha nuk arriti t’i përmbante emocionet dhe shpërtheu në lot, duke ndërprerë për disa çaste rrëfimin e tij.
