Gratë afgane pa emra me dekret të talebanëve: Nga tani do të thirren “Bibi”, një emërtim që lidhet edhe me dhinë

Në provincën e Balkhut, në veri të Afganistanit, talebanët kanë shpallur një dekret që u ndalon grave afgane të përdorin emrat e tyre.

Kjo ndalesë përfshin edhe dokumentet zyrtare, si dhe dokumentacionin për marrjen e shërbimeve spitalore.

Ndërkaq, grave në Afganistan, nga tani e tutje, do t’u drejtohen me emërtimin “Bibi”, që do të thotë gjyshe ose grua e moshuar, por që, sipas raportimeve, lidhet edhe me emërtimin e një kafshe, dhisë. Raporton CNEWS.

“Kur një regjim ia zëvendëson emrin një gruaje me emrin e një kafshe, ai ia zhvesh njerëzoren dhe e redukton atë në një qenie të thjeshtë biologjike ose në një pronësi që i përket burrit”, denoncon Lalah Osmany, aktiviste afgane me bazë në Gjermani.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME