Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite ka goditur kapacitetet operacionale të portit Hodeidah në Detin e Kuq, i kontrolluar nga rebelët Huthi, si dhe disa objektiva në provincat veriore Saada dhe Amran. Riadi dhe qeveria e njohur ndërkombëtarisht e Jemenit akuzojnë Huthitë se e kanë kthyer portin në një qendër ushtarake, duke e përdorur për kontrabandën e armëve iraniane dhe mbështetjen e operacioneve me raketa e dronë. Porti është jetik për ekonominë e vendit, pasi përmes tij kalojnë mbi 90% e mallrave të importuara
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se financimi për luftën kundër Iranit është i garantuar deri në fund të janarit, duke paralajmëruar demokratët se ndërprerja e konfliktit mund ta kthejë atë që ai e cilëson si një fitore të plotë në humbje. Ai pranoi se marrja e kontrollit të Kongresit nga demokratët në janar mund t’i kufizojë mundësitë për vazhdimin e operacioneve ushtarake.
Trump përsëriti se objektivi i tij nuk është ndryshimi i regjimit në Iran, por pengimi i Teheranit për të siguruar armë bërthamore.
