Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka thënë se partia fillimisht kundërshtonte kthimin e Ligjit për Gjykatën Speciale në lexim të tretë.
Në “Debat Plus” në Dukagjin, Tahiri tha se qëndrimi ndryshoi pas kërkesave të ekspertëve që përcjellin procesin gjyqësor në Hagë.
“Secili deputet i PDK-së ka qenë kundër që ligji të kthehet, asnjë nuk ka qenë për që ligji të kthehet në lexim të tretë”.
Sipas Tahirit, edhe Kryesia e PDK-së kishte qenë kundër.
Megjithatë, ekspertët e kishin bindur partinë se ndryshimet do ta fuqizonin ligjin.
Tahiri pranoi se PDK-ja ishte e vetëdijshme për dëmin politik që mund t’i shkaktonte ky vendim.
“Ne prej fillimit kemi thënë se Apeli, UÇK-ja janë të të gjithëve, jo të PDK-së”, deklaroi ai.
