EULEX mohon raportimet se pjesëtarët e tij u drejtuan armët familjarëve të Jakup Krasniqit

isioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) ka reaguar ndaj raportimeve për një incident gjatë largimit të ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, nga vizita familjare, duke mohuar se pjesëtarët e tij kanë drejtuar armë ndaj familjarëve të tij.

Në reagim, EULEX ka theksuar se asnjë pjesëtar i Policisë së këtij misioni nuk ka drejtuar armë ndaj askujt gjatë zhvillimit të ngjarjes.

“Ne i mohojmë fuqishëm këto pretendime dhe konfirmojmë se zyrtarët policorë të EULEX-it nuk kanë drejtuar asnjë armë ndaj askujt, në asnjë moment”, thuhet nga EULEX.

Reagimi vjen pas raportimeve se familjarët e Krasniqit kishin filmuar me telefona mobilë momentin kur ai po largohej nga shtëpia, i shoqëruar nga pjesëtarët e misionit evropian.

EULEX ka bërë të ditur se përdorimi dhe trajtimi i armëve nga personeli i tij bëhen në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe evropiane.

“Armët e zjarrit trajtohen nga personeli i EULEX-it në përputhje të rreptë me standardet ndërkombëtare dhe evropiane. Konkretisht, procedurat standarde operative janë respektuar plotësisht gjatë kryerjes së detyrave operative dhe logjistike për mundësimin e vizitës së personit në paraburgim, të lejuar për arsye të rëndësishme humanitare”, ka deklaruar EULEX-i.

Misioni tha gjithashtu se ka kryer një verifikim të brendshëm lidhur me pretendimet, të cilat i ka cilësuar të pabazuara.

Jakup Krasniqi aktualisht po qëndron përkohësisht në Kosovë, në kuadër të një vizite të lejuar për arsye humanitare, nën shoqërimin dhe masat e sigurisë të EULEX-it.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME