Fatmira Breçani rrëfen me lot në sy për vëllain dëshmor në Koshare, Smajli zbulon lidhjen e veçantë me heroin

Këngëtarja e njohur nga Tropoja, Fatmira Breçani, ka rrëfyer me lot në sy për rënien dëshmor të vëllait të saj, Bylbyl Breçani, në Betejën e Koshares, gjatë luftës për çlirimin e Kosovës.

Rrëfimi emocional u bë në emisionin “Kojshia Show”, i cili ka nisur xhirimet e edicionit festiv kushtuar 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit.

Gjatë bisedës, Breçani ka kujtuar sakrificën e vëllait të saj, ndërsa teksa fliste për këtë humbje të rëndë, nuk ka mundur t’i mbajë lotët.

Një moment befasues për këngëtaren ishte edhe rrëfimi i Musa Smajlit, i cili zbuloi se kishte qenë mik i ngushtë i Bylbyl Breçanit.

Ky zbulim solli emocione të veçanta në studio, duke rikthyer kujtimet për heroin që dha jetën për lirinë e Kosovës.

Ndiqeni emisionin e plotë për të dëgjuar rrëfimin e Fatmira Breçanit dhe kujtimet e Musa Smajlit për heroin Bylbyl Breçani.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME