Brukseli i dërgon mesazh Kurtit për Serbinë: Mos e paragjyko lidershipin e ri në Beograd

Liderët e Bashkimit Europian kanë kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që të mos e paragjykojë Listën Studentore, e cila do të udheheqë Serbinë pas fitores në zgjedhje, në mënyrë që të ringjallet dialogu Kosovë-Serbi.

Kështu raporton Radio Evropa e Lirë në gjuhën angleze, duke iu referuar një drafti që e ka parë e i cili pritet të miratohet në samitin BE-Ballkani Perëndimor i cili do të mbahet më 25 nëntor.

Ndonëse diplomatët, si brenda BE-së ashtu edhe në rajon, besojnë se ky dialog “ka vdekur”, zyrtarët e BE-së ende shpresojnë se mund ta ringjallin atë në një moment të caktuar, raporton REL.

Burime të BE-së i kanë thënë këtij mediumi se “udhëheqësit e Brukselit kanë qenë në kontakt me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke i kërkuar që udhëheqjen e ardhshme të Beogradit “mos e paragjykojë””.

Por, një mesazh më i rëndësishëm nga Brukseli do të jetë për Listën Studentore në Serbi.

“Ndoshta mesazhi më i rëndësishëm që draft-deklarata synon t’i përcjellë Serbisë dhe studentëve është nevoja për t’u përballur me të kaluarën. BE-ja u trondit nga pamjet e nderimeve zyrtare dhe publike në Serbi për kriminelin e dënuar të luftës, Ratko Mladiq, gjatë ceremonisë së varrimit të tij në shtator”.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME