“Provokim i qëllimshëm apo injorancë e plotë”: Eurodeputeti estonez kërkon shpjegime nga KE për këngën nacionaliste serbe

Eurodeputeti estonez Riho Terras ka reaguar ashpër pas interpretimit të muzikës së një kënge nacionaliste serbe në hapje të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel.

Terras ka ngritur dyshime nëse përfshirja e këngës “Oj Kosovo, Kosovo”, e cila përmban pretendime territoriale ndaj Kosovës, ishte provokim i qëllimshëm apo rezultat i injorancës.

Përmes një postimi në platformën X, ai e ka cilësuar ngjarjen si një gabim jashtëzakonisht të rëndë dhe pa takt.

“Provokim i qëllimshëm apo injorancë e plotë. Interpretimi i një kënge nacionaliste serbe që shpreh pretendime mbi Kosovën, në një aktivitet për zgjerimin e BE-së, është një gabim jashtëzakonisht pa takt dhe pa shije”, ka shkruar Terras.

Por eurodeputeti estonez nuk është mjaftuar vetëm me kritikën. Ai ka kërkuar drejtpërdrejt përgjegjësi nga institucionet evropiane.

“Komisioni Evropian dhe Marta Kos i detyrohen Kosovës një shpjegim”, ka shkruar ai, duke iu drejtuar komisioneres evropiane për Zgjerim.

Reagimi i tij vjen pas polemikave që shkaktoi interpretimi instrumental i këngës serbe gjatë mbrëmjes hapëse të forumit, më 15 nëntor.

Ngjarja ka nxitur reagime edhe në Kosovë, ndërsa pjesëmarrja e kësaj kënge në një aktivitet kushtuar zgjerimit dhe bashkëpunimit evropian është kritikuar si e papranueshme

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME