Gjenden dy persona të vdekur, policia nis hetimet

Dy persona janë gjetur pa shenja jete. Njëri në Prishtinë e tjetri në Suhareke dhe që të dyja rastet policia po i heton.

Sipas policisë, rasti në Prishtinë është raportuar të enjten rreth orës 05:30, transmeton IndeksOnline.

“Është raportuar se një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.

Ndërsa rasti në Suharekë ka ndodhur të enjten rreth orës 15 e 40 minuta.

“Raportohet se është dërguar në emergjence viktima mashkull kosovar, pasi që i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore. Sipas mjekut kujdestar, viktima është sjellur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësit përkatëse policore. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here