Dështon tentativa për uljen e avionit në Angli, bishti prek pistën e Heathrow (VIDEO)

Një avion i kompanisë ajrore British Airways është filmuar teksa bishti i tij godet pistën gjatë përpjekjes për t’u ulur në aeroportin Heathrow të Londrës, të enjten në mëngjes, më 12 nëntor.

Pamjet tregojnë avionin e tipit Airbus duke prekur pistën me pjesën e pasme të trupit gjatë uljes.

Bëhet fjalë për fluturimin BA431, i cili po kryente itinerarin Amsterdam-Londër, sipas Telegraph.

Pas incidentit, pilotët vendosën të ndërpresin uljen dhe ta ngrenë sërish avionin në ajër. Disa minuta më vonë, avioni u ul në mënyrë të sigurt në aeroport.

British Airways ka nisur një hetim për të zbardhur rrethanat e incidentit, ndërsa për ngjarjen është njoftuar edhe Dega e Hetimit të Aksidenteve Ajrore (AAIB) në Mbretërinë e Bashkuar.

Një zëdhënës i kompanisë ajrore deklaroi se avioni u ul në mënyrë të sigurt dhe se British Airways po bashkëpunon me AAIB në hetimin e nisur.

“Avioni u ul në mënyrë të sigurt dhe ne po bashkëpunojmë me AAIB në hetimin e tyre. Nuk mund të komentojmë më tej në këtë fazë”, u shpreh zëdhënësi.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME