Erërat e forta shkaktojnë dëme në Drenas, komuna apel qytetarëve për kujdes të shtuar

Komuna e Drenasit është përfshirë sot nga erëra të forta.

Nga pamjet e publikuar shihet se si një pjesë e kulmit të një ndërtesë ka rënë mbi një veturë.

Komuna e Drenasit ka njoftuar se si pasojë e erërave të forta, janë shkaktuar dëme në disa objekte, duke paraqitur rrezik për sigurinë e qytetarëve.

“Në rrugën “Adem Mulaj”, në afërsi të parkingut, një pjesë e kulmit të një ndërtese është shkëputur dhe ka rënë. Po ashtu, te objekti i çerdhes së vjetër, është vërejtur dëmtim serioz i kulmit, me rrezik që pjesë të tij të shkëputen”, thuhet në njoftimin e komunës.

Tutje u është kërkuar qytetarëve të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes e të shmangin qëndrimin pranë objekteve të dëmtuara dhe të mos parkojnë automjetet në hapësirat ku ekziston rreziku i rënies së materialeve nga kulmet.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME