Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani ka komentuar deklaratat e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, se institucionet e vendit janë të gatshme për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe.Gjithashtu, Rashiqi kishte thënë se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia të lihet për një moment tjetër.
Në emisionin DPT te Fidani në Klan Kosova, Hasani ka thënë se deklarata e Rashiqit është thënë me urdhër të Kurtit, dhe sipas tij, ai nuk do të mund të deklaronte diçka të tilla pa pajtimin paraprak të kreut të ekzekutivit të vendit.Kurse, sa i përket njohjes, Hasani ka thënë se një gjë e tillë specifikohet në Marrëveshjen e Ohrit, që sipas tij, aty theksohet se “palët nuk e paparagjykojnë statusin”.
“Së pari deklarata e Rashiqit është thënë me urdhër të Kurtit. Ai e ka konstatuar një fakt që ekziston tash e dy vite e gjysmë, sepse ka filluar edhe Ligji për Shtetësi…Rashiqi e ka thënë diçka që është në Marrëveshje të Ohrit, ku aty thuhet palët pa paragjykim të statusit, ti e ke pranu, njohja reciproke dhe çdo lloj njohje tjetër është hequr nga rendi i ditës…”, ka thënë Hasani.Ai ka komentuar edhe Marrëveshjen e Ohrit duke thënë se është autonomi politiko-territoriale.
