Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka paralajmëruar se demonstratat në Prishtinë pritet të vazhdojnë edhe gjatë javëve të ardhshme.
Sipas Ambasadës, protestuesit pritet të mblidhen në qendër të kryeqytetit, ndërsa demonstratat mund të përhapen me shpejtësi edhe në zonat përreth.
Ambasada ka paralajmëruar se tubimet mund të fillojnë në mënyrë paqësore, por situata mund të përshkallëzohet pa paralajmërim.
Po ashtu, është paralajmëruar prani e shtuar e policisë, mbyllje të rrugëve, devijime të qarkullimit dhe pengesa në trafik.
Personelit të Ambasadës Amerikane i është këshilluar të shmangë demonstratat dhe tubimet e mëdha.
Ambasada u ka bërë thirrje edhe qytetarëve që ndodhen pranë protestave të tregojnë kujdes dhe të ndjekin mediat lokale për informacionet më të fundit.

