Reagon Presidenca pas debatit për fotografinë e Rugovës dhe Deklaratës së Pavarësisë

Presidenca e Kosovës ka dalë me një sqarim lidhur me polemikat e krijuara në opinion publik për fotografinë e ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe Deklaratën e Pavarësisë, për të cilat është pretenduar se janë larguar nga hapësirat e institucionit.

Përmes një reagimi, Presidenca ka mohuar këto pretendime, duke bërë të ditur se fotografia e Rugovës dhe Deklarata e Pavarësisë vazhdojnë të jenë në ambientet e saj.

“Asgjë nuk është larguar nga zyra e Presidencës. Të gjitha janë aty”, thuhet në sqarimin e Presidencës.Çështja ka nxitur reagime dhe kritika, sidomos nga përfaqësues të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), të cilët kanë shprehur kundërshtimin e tyre lidhur me pretendimet për largimin e këtyre simboleve historike.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, më herët i kishte bërë thirrje presidentes që ta rishikojë vendimin dhe t’i rikthejë ato në vendin e tyre, duke vënë në pah rëndësinë historike të Ibrahim Rugovës dhe Deklaratës së Pavarësisë në rrugëtimin shtetformues të Kosovës.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME