“E kanë fajin ëndrrat, jo unë!” – Gazetarja e njohur bën xhiron e rrjetit mbi makinë në ecje

Policia e Korçës ka ndëshkuar me masë administrative pronarin e një automjeti, pas publikimit të një videoje në Instagram, ku gazetarja Ledjona Xheladinaj shfaqet duke qëndruar në këmbë mbi një automjet në lëvizje.

Sipas njoftimit të policisë, pronari i automjetit, shtetasi L. B., është ndëshkuar me gjobë prej 9 mijë lekësh, si dhe me tërheqjen e lejes së drejtimit.

Nga një verifikim në profilin privat të gazetares në Instagram, rezulton se vetë ajo ka publikuar një video ku shfaqet duke qëndruar mbi automjet teksa është në lëvizje.

Gjithashtu, gazetarja ka publikuar edhe një fotografi, të cilën e ka shoqëruar me mbishkrimin: “E kanë fajin ëndrrat, jo unë”.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME