Përshkallëzim i hetimeve nga SPAK: Vlora Hyseni rrezikon akuzën e rëndë si pjesë e grupit të strukturuar kriminal!

Prokuroria e Posaçme (SPAK) po vijon hetimet për ish-drejtoreshën e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, ndërsa nga zhvillimet e deritanishme nuk përjashtohet mundësia që ndaj saj të ngrihen akuza të tjera penale.

Sipas dyshimeve që po shqyrtohen nga prokurorët, hetimi mund të çojë në përfshirjen e saj edhe si anëtare e grupit të strukturuar kriminal që dyshohet se drejtohej nga Ergys Agasi.

Në këtë mënyrë, përveç akuzave që lidhen me nxjerrjen e sekretit shtetëror, korrupsionin dhe pastrimin e parave, Vlora Hyseni mund të përballet edhe me një tjetër akuzë të rëndë, atë të pjesëmarrjes në një grup të strukturuar kriminal. Ky zhvillim do të zgjeronte ndjeshëm kuadrin e hetimit ndaj ish-zyrtares së lartë.

Megjithatë, bëhet fjalë për dyshime që janë ende në fazën e hetimit dhe për të cilat SPAK pritet të dalë me konkluzionet përkatëse pas verifikimit të provave dhe dokumentacionit të administruar gjatë procesit hetimor.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME