Gazmend Hoxha jep dorëheqje nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar kërkesën për dorëheqje të Gazmend Hoxhës nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, duke e liruar atë nga kjo detyrë.

Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi të Qeverisë së Kosovës, të publikuar më 30 tetor 2026.Sipas njoftimit, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe pas propozimit të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kryeministri Kurti ka caktuar Fehmi Hotin si ushtrues detyre të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

Qeveria e Kosovës ka shprehur vlerësimin për kontributin dhe angazhimin e Gazmend Hoxhës gjatë kohës sa ishte në krye të Policisë së Kosovës.

Në njoftimin zyrtar nuk janë dhënë detaje lidhur me arsyet e dorëheqjes së Hoxhës.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME