Rama sfidon protestuesit e revoltuar, reagon për agjencinë ‘Reuters’

Protesta e studentëve në Shqipëri ka hyrë në ditën e saj të tretë me shumë protestues që janë mbledhur dhe po marshojnë në rrugët e Tiranës.

Protesta, sipas studentëve, është kundër rritjes së kostove të arsimit dhe kundër korrupsionit. Kërkesë e tyre ndër tjerash ka qenë edhe dorëheqja e qeverisë së udhëhequr nga Edi Rama, raporton ‘Evropa e Lirë’.Ndërkohë, Rama e ka mohuar mundësinë e dorëheqjes si pasojë e protestave në një përgjigje për Reuters.Siç ka cituar Reuters, Rama tha se “nuk do të lejojë dhunën të pengonte Shqipërinë në arritjen e synimit për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian”.

Në protestën e ditës paraprake, dhjetëra protestues dhe zyrtarë policorë u lënduan gjatë përleshjeve që zgjatën disa orë.Dhjetëra mijëra studentë që dolën në protestë të mërkurën i vunë zjarrin dy ndërtesave qeveritare dhe dy bankave, si dhe hodhën gurë në drejtim të policisë.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME