Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Shaban Syla, ka bërë akuza të rënda ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), duke pretenduar se kjo parti ka paguar persona për të dëshmuar kundër luftëtarëve të UÇK-së.
Deklarata e tij erdhi gjatë emisionit “Kojshia Show”, si një reagim i menjëhershëm ndaj mesazheve telefonike (SMS) që ish-deputeti i LDK-së.
I provokuar nga këto komunikime, ish-pjesëtari i UÇK-së zbuloi për publikun atë që ai e cilësoi si një bisedë të komprometuese të Nazim Bllacës me serbët, ku sipas tij nxirren në shesh skemat e financimit të dëshmitarëve nga ana e LDK-së.
Përplasjet publike që lidhen me rastin “Bllaca” dhe pretendimet për dëshmi të orkestruara kundër ish-pjesëtarëve të UÇK-së kanë qenë vazhdimisht pjesë e debatit politik dhe mediatik në Kosovë. Ngjarja e fundit në “Kojshia Show” rihapi përplasjet verbale mes ish-luftëtarëve dhe përfaqësuesve politikë lidhur me ngjarjet e pasluftës.
Për me teper shikojeni videon:
