Presidentja e Kosovës Justina Shiroka Pula sot ka pritur në takim kryeministrin Albin Kurti.
Presidenca bëri të ditur se Shiroka Pula i shprehu Kurtit gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë.
Njoftimi i plotë:Presidentja Shiroka Pula priti në takim Kryeministrin Kurti
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.Gjatë takimit, Presidentja Shiroka Pula shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë dhe bashkërendim ndërmjet institucioneve, në shërbim të qytetarëve dhe të interesave të vendit.
Kryeministri Kurti e falënderoi Presidenten për gatishmërinë për të marrë këtë përgjegjësi dhe i uroi suksese në detyrë. Ai shprehu përkushtimin për të bashkëpunuar me të në përmbushjen e detyrave kushtetuese dhe në çështjet me rëndësi për Republikën e Kosovës.
