Gazetari Elton Tozaj prej ditësh është kthyer në gazetarin që po denoncon skandale në botën e showbizit. Rasti I kompozitorit Adi Hila, me videot e filmuara në studion e tij ndërsa kryente marrëdhënie seksuale me këngëtare e personalitete të njohura, që dolën sheshit, u provua e vërtetë.
Sot në mbrëmje, Elton Tozaj, me videon e radhës paralajmëron një tjetër skandal, për të cilin thotë se është i rëndë e për këtë arsye është akoma në verifikim. Por që gjithsesi thotë se do ta publikojë në mbrëmje.
“Një opinionist shumë I njohur televiziv është në marrëdhënie pedofilie. Është një rast I rëndë e jemi në verifikim e sipër. Sot në darkë do ta publikoj” shprehet Tozaj në një video selfie.
Pavarësisht kontributit që jepet në denoncimin e rasteve të tilla për të parë degjenerimin e shoqërisë se deri ku ka shkuar, publikimi i këtyre materialeve ngre pikëpyetje të mëdha për mënyrën e sigurimit të tyre.
Gjithsesi, nëse është rast pedofilie, ky është krim, dhe në çdo rast duhet kallëzuar penalisht e publikisht, e duhet ndëshkuar.
