Kurti pas kompletimit të institucioneve: Zelli duhet të shtohet, koha nuk duhet të çohet dëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas përmbylljes së procesit të formimit dhe funksionalizimit të institucioneve të vendit, duke theksuar nevojën për intensifikimin e punës në shërbim të qytetarëve.

Përmes një postimi, Kurti tha se shumë energji janë harxhuar për konstituimin e Legjislaturës së XI-të të Kuvendit, formimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e presidentes së re të Kosovës.Ai tha se profesoresha Justina Shiroka-Pula, e zgjedhur presidente mbrëmjen e kaluar, sot ka pranuar zyrtarisht detyrën nga ushtruesja e deridjeshme e saj, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.

“Tani që janë krijuar kushtet për punë pa pengesa, zelli duhet të shtohet e koha nuk duhet të çohet dëm”, ka shkruar Kurti.Sipas tij, puna e institucioneve duhet të fokusohet në shërbim të qytetarëve, të mirën e përbashkët dhe përmbushjen e zotimeve dhe programit qeverisës.

Kurti në fund ka uruar të gjithë për përmbylljen e procesit institucional.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME