Prishtinë – Sot pritet të zhvillohet një takim mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.
Sipas burimeve të Raporto24, takimi pritet të mbahet rreth orës 13:00, para seancës së Kuvendit të Kosovës.
Në takim pritet të diskutohet për çështje të rëndësishme politike, përfshirë votimin në lexim të dytë të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, si dhe zgjedhjen e presidentit të Kosovës.
