​“Është alarm o Demo”, zbulohet kush është “qerosi” në videot me kompozitorin Hila, biznesmen i njohur në prodhimin e verave

Demo, personazhi që shfaqet në videot intime të regjistruara në shtëpinë e kompozitorit Adi Hila, rezulton se është një biznesmen i njohur në fushën e prodhimit të verave. Të paktën, kështu raportojnë mediat, duke zbuluar dhe inicialet e tij, D.H.

Ky shtetas është kërkuar të pyetur nga shërbimet e Policisë së Tiranës, por ndodhet jashtë vendit sepse atje ushtron aktivitetin si biznesmen, kryesisht në prodhimin dhe tregtimin e pijeve alkoolike.

Dema i Konjakut dhe Dema i Rrushit janë pseudonimet e biznesmenit. Mes qarqeve artistike dhe ato të biznesit, shtetasi me inciale D.H ka marrë pikërisht këto pseudonim, për shkak të aktivitetit ku operon.“Është alarm o Demo”, dëgjohet të thotë Adi Hila teksa i drejtohet mikut të tij, i cili para se të shtrohej në krevat për të kryer marrëdhënie intime, dallon kameran e fshehur mbi tavolinë, ndërkohë kompozitori i thotë se ajo nuk ishte kamer, por orë me alarm.

Mirëpo, gjatë marrjes në pyetje në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, Adi Hila ka pranuar se pajisja nga e cila kanë rrjedhur pamjet e marrëdhënieve intime me personazhe të estradës, është vendosur prej tij dhe ka qenë një kamer.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME