Dy gra arrestohen në Serbi nën dyshimet për spiunazh, përcollën informacione te SHISH

Dy gra janë arrestuar këtë të mërkurë në Serbi, nën dyshimet për spiunazh dhe për përcjellje informacioni te Shërbimi Informativ Shtetëror Shqiptar (SHISH).

Arrestimet janë kryer në Vranjë dhe Jagodinë, ku autoritetet serbe kanë ndaluar një 46-vjeçare me origjinë nga Shillova e Gjilanit dhe një 50-vjeçare, banuese në Jagodinë.

Sipas autoriteteve serbe, të dyja dyshohen për veprën penale të spiunazhit. Ato akuzohen se kanë përcjellë te SHISH informacione mbi pjesëtarë aktivë të shërbimit serb të inteligjencës dhe aktivitetet e tyre.

Në kuadër të hetimit, autoritetet serbe kanë ushtruar edhe kontroll në banesën e 50-vjeçares në Jagodinë. Gjatë kontrollit janë sekuestruar disa sende dhe pajisje elektronike, të cilat dyshohet se mund të kenë lidhje me veprën penale për të cilën ajo po hetohet.

Hetimet për rastin vijojnë, ndërsa dy gratë përballen me dyshimet për përfshirje në veprimtari spiunazhi.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME