SHBA lëshon alarm sigurie në Lindjen e Mesme: “Siguroni ushqime dhe strehim”, Trump kthehet më herët në Shtëpinë e Bardhë

Misionet diplomatike të SHBA-së në Izrael dhe në Lindjen e Mesme kanë lëshuar një alarm të përgjithshëm sigurie për qytetarët amerikanë në rajon, mes rritjes së tensioneve dhe frikës për një përshkallëzim të shpejtë të situatës.

Sipas Ambasadës së SHBA-së në Izrael, Irani dhe grupet e mbështetura prej tij, përfshirë Huthitët, mund të synojnë misionet diplomatike, kompanitë dhe institucionet amerikane në Lindjen e Mesme dhe më gjerë.

Qytetarët amerikanë janë paralajmëruar për ndërprerje të mundshme të fluturimeve dhe mbyllje të hapësirës ajrore në rajon, ndërsa u është bërë thirrje të ruajnë vigjilencën, të sigurojnë rezerva ushqimore dhe ujë, si dhe të shkarkojnë aplikacione për marrjen e njoftimeve në kohë reale.

Në këtë situatë, presidenti amerikan Donald Trump është kthyer në Shtëpinë e Bardhë një ditë më herët se sa ishte planifikuar, pasi ishte larguar për në Camp David, Maryland.

Kthimi i tij i parakohshëm vjen pas alarmit të ri të sigurisë të Departamentit amerikan të Shtetit, i cili u bëri thirrje qytetarëve amerikanë në Lindjen e Mesme të “ruajnë vigjilencën maksimale” dhe të përgatiten për ndërprerje të mundshme të udhëtimit.

“Ky konflikt ushtarak ka potencialin për përshkallëzim të shpejtë”, thuhet në njoftimin e Departamentit të Shtetit.

Ndërkohë, Huthitët e Jemenit kanë deklaruar se të shtunën kanë sulmuar me raketa dhe dronë objektiva “të ndjeshme” në kryeqytetin saudit, Riad.

Sulmet u raportuan disa orë pasi pranë aeroportit kryesor të qytetit u panë flakë dhe një re e madhe tymi. Arabia Saudite kishte lëshuar më herët alarme për rrezik të mundshëm në zonën e Riadit, në një kohë kur sulmet e Huthitëve ndaj mbretërisë janë intensifikuar.

Huthitët nuk kanë specifikuar objektivin në Riad, por kanë pretenduar se kanë sulmuar edhe një strukturë të kompanisë Aramco në Yanbu, në bregun e Detit të Kuq, një nga qendrat kryesore të eksportit të naftës së Arabisë Saudite.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME